Ambasada Amerikane, Partner i Herba Fructus Natyrore

A e dini se 75% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria?

Agrobizneset në Shqipëri po rriten falë projektit SmartCapital – mbështetur nga USAID dhe zbatuar nga partneri lokal Creative Business Solutions. Kjo nismë po i ndihmon agrobizneset të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve të tyre. Falë SmartCapital, një prej këtyre agrobizneseve, Herba Fructus Natural, është sot një nga eksportuesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore në SHBA, me 2 milionë dollarë të ardhura çdo vit.

Duke ndihmuar me paketën e plotë të aplikimit për financimin IPARD për anëtarësimin në BE, si dhe duke lehtësuar një kredi prej 1.3 milionë dollarësh nga Banka Intesa SanPaolo, USAID asistoi Herba Fructus Natural për të bërë një investim prej 2.5 milionë dollarësh për të ndërtuar një depo moderne magazinimi. Herba Fructus Natural është vetëm një shembull se si USAID po i ndihmon agrobizneset shqiptare të arrijnë qëllimet e tyre.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157662363350838&id=74591195